Ish-ministri i Drejtësisë, Spartak Ngjela duke komentaur dorëzimin e mandatit të deputetit nga Saimir Tahiri thotë se këtë veprim duhet ta kishte kryer 6 muaj më parë. Por, sipas tij Tahiri ka ende një mundësi për të vënë nderin e tij në vend: T’i shkojë deri ën fudn të vërtetë.
Dorëheqja e Tahirit, kush dhe çfarë e bindi? Nuk e dimë tamam arsyen. Por këtë duhet ta bënte para 6 muajve. Unë e kam thën që ai që është i pafajshëm bën betejë, nuk fshihet pas fustanit të grave. Duhet betejë legale. Ku të beson opinion që ti je i pafajshëm dhe të mbron grupi. Bëri mirë që dha dorëheqjen. Tani po hyri në këtë valle, të thotë të vërtetën. Nëse ky trafik për të cilin është akuzuar është bërë, atëherë s’mund të bëhet pa dijeninë e kryeministrit. Ai të mbajë përgjegjësi pse e bëri. T’i thotë popullit e bëra për këtë dhe këtë.
E ka shitur PS Tahirin? Jo ata e mbrojtën, ai ka bërë hapin e vet. Të pafajshmin në politikë po e arrestove të rrëzon. E mbani mend Nanon. Për të njerëzit e hodhën Saliun në lumë. Duhet të presim pse e dha kaq vonë dorëheqjen. 70% m’u duk shumë i fortë, 30% kishte pak hije. Por të thotë të vërtetën, jo të shkojë të mbrojë të tjerët, se do rrëzohet keq. Por këtë besoj e ka bërë për dinjitetin e tij.
Ka të bëjë me vizitën e Ramës në Berlin? Mund të ketë një indicje por mund të ketë influencuar më shumë tek subjekti se sa te Rama. Njeriu nën akuzë nuk është njëlloj me të tjerët. Ai ka menduar ç’do bëj do rri në mëshirë të këtyre gjithë jetën? Ai kërkoi betejë legale, që duhet ta kishte bërë që në fillim. Është urdhër apo intencioni i tij? Mendoni ju se ministri ka vepruar pa dijeninë e kryeministrit? Jo, një gjë e tillë nuk ndodh. Vullneti është i kryeministrit.
Tahiri i trembur apo më i fortë? Tani më duket më i fortë, se ka fituar dinjiteti i tij. Të shohim nëse do të mbrohet me të vërtetën. Po iu shmang asaj, do të përbuzet nga të gjithë.
Diskutime rreth kësaj post