Një sulm ajror izraelit në qytetin perëndimor sirian, Hama, të dielën vrau një dyzinë ushtarësh iranianë dhe vuri në shënjestër zona ushtarake të furnizuara me armë nga Irani, një shenjë kjo se Izraeli dhe Irani po shkojnë drejt nisjes së një lufte, thonë zyrtarë amerikanë, të cituar nga rrjeti NBC.
“Në listën e konflikteve potenciale më të ashpra në botë, ajo mes Izraelit dhe Iranit në Siri është e para”, bëri të ditur një zyrtar i lartë amerikan.
Zyrtarë amerikanë thanë se Israeli F-15-at e goditën qytetin Hama, pasi Irani dorëzoi armë në një bazë ku strehohet Brigada e 47 iraniane.
Izraeli është shfaqur gjithnjë e më agresiv në lidhje me influencën e Iranit në Sirinë fqinje. Ndërsa Rusia drejton luftën ajrore për regjimin e Asadit në Siri, Irani drejton luftën në rrugë tokësore dhe ushtria e tij është e pranishme në çdo bazë ruse dhe siriane.
Në dy javët e fundit, Irani i ka shtuar fluturimet ushtarake drejt Sirisë, rrjedhimisht edhe furnizimet me armë. Zyrtarët amerikanë dyshojnë se këto armë do të përdoren për të sulmuar Izraelin.
Për vite me radhë, SHBA-të kanë pasur dijeni se Irani furnizonte me armë luftëtarët e Hezbollahut për të mbështetur regjimin e Asadit, por kohët e fundit, Irani i ka shtuar këto furnizime.
Tre zyrtarë amerikanë thonë se Izraeli duket i gatshëm për aksion ushtarak dhe po kërkon mbështetjen dhe ndihmën e amerikanëve për këtë.
Të martën, kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, i tha CNN-it se “askush nuk do luftë”, por Irani është agresor dhe Izraeli duhet të mbajë qëndrim në lidhje me të.
Diskutime rreth kësaj post