Kryeministri Edi Rama deklaroi sot gjatë takimit me banorët e Tiranës në kuadër të llogaridhënies publike, se me ndërtimin e Aeroportit të Vlorës dhe të Kukësit, do të ofrohen tarifa më të ulta për qytetarët.
Rama është njohur në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe me disa nga shqetësimet e banorëve të kryeqytetit, ku njëra prej tyre tha se çmimi i biletave të avionëve është i lartë. Në përgjigjen e tij, kreu i qeverisë deklaroi se vetëm konkurrenca mund ta detyrojë këtë aeroport të ulë çmimet, duke shtuar kështu se do të jenë aeroporti i Vlorës dhe i Kukësit që do çojnë në një gjë të tillë.
“Janë më të lartat në rajon. Duhet dhe do të bëjmë konkurrencë, që do të sjellë ndryshim të shpejtë të tarifave edhe në aeroportin e Rinasit, pasi do jetë i detyruar të mbajë balancën. Aeroporti i Vlorës do të ketë tarifat më të ulëta në rajon. Dëshira jonë është të rrimë te tarifat më të ulëta në rajon. Aeroporti i Kukësit do të jetë për avionët me kosto të ulët. Këto do të detyrojnë Rinasin të ulet më shumë. Nuk kemi asgjë tjetër në dorë, nuk mund të ndërhyjmë për të ulur tarifat e aeroportit”, u shpreh kryeministri.
Diskutime rreth kësaj post