Tre të rinj kanë humbur jetën sot në një aksident të rëndë që ndodhi në fshatin Adriatik të Kurbinit.
Ata janë Jul Maxhni, Simon Kaza dhe Bert Marku, përkatësisht 22, 20 dhe 17 vjeç.
Mjeti me të cilin udhëtonin tre djemtë doli nga rruga dhe përfundoi në kanal duke shkaktuar vdekjen e tyre.
Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, por dyshimet janë se i riu që drejtonte mjetin kishte konsumuar alkol.
Njoftimi i policisë
Më datë 01.05.2018, rreth orës 14:30, është marrë njoftim se në Adriatik -Kurbin, ka ndodhur një aksident automobilistik.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar mjetin tip Lancia me targë AA 389 MO, i cili kishte dalë nga rruga duke u përmbysur në kanalin anësor të rrugës.
Për pasojë kanë humbur jetën të 3 shtetasit që ndodheshin në mjet, Jul Maxhuni, 22 vjeç, banues në Kombinat – Tiranë, Simon Kanani, 20 vjeç banues në Adriatik – Kurbin dhe Bert Marku, 17 vjeç banues në Adriatik – Kurbin.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Diskutime rreth kësaj post