Një aksident me pasoja tragjike ka ndodhur në fshatin Adriatik të Kurbinit, rreth orës 15:00 ku kanë mbetur të vdekur tre persona.
Sipas të dhënave të para, mësohet se një automjet ka dalë nga rruga e ka përfunduar në kanal, duke shkaktuar vdekjen e tre djemve të rinj.
Sipas policisë kanë humbur jetën J.M. 22 vjeç banues në Kombinat – Tiranë , S.K. 20 vjeç banues në Adriatik – Kurbin dhe B.M. 17 vjeç banues në Adriatik – Kurbin.
Dyshohet se mjeti ka qenë me shpejtësi dhe drejtuesi nuk ka arritur të manovrojë në kohë.
Policia ka nisur veprimet hetimore në vendngjarje.
Informacion paraprak i policisë:
Më datë 01.05.2018, rreth orës 14:30, është marrë njoftim se në Adriatik -Kurbin, ka ndodhur një aksident automobilistik. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar mjetin tip Lancia me targë AA 389 MO, i cili kishte dalë nga rruga duke u përmbysur në kanalin anësor të rrugës.
Për pasojë kanë humbur jetën të 3 shtetasit që ndodheshin në mjet, J.M. 22 vjeç banues në Kombinat – Tiranë , S.K. 20 vjeç banues në Adriatik – Kurbin dhe B.M. 17 vjeç banues në Adriatik – Kurbin.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Diskutime rreth kësaj post