Një prej çifteve më të dashura dhe më simpatikë, Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa, janë vënë shpesh në qendër të mediave rozë.
Lajmet për kryetarin e Bashkisë së Tiranës dhe juristes bukuroshe nuk mungojnë asnjëherë sa herë ata të dy shfaqen në publik, me gjithë përpjekjen për ta mbajtur sa më larg vëmendjes publike jetën private.
Por si mund të shpëtojë nga pyetjet personale përballë fëmijëve të Piter Panit? Sonte, ata e pyetën edhe për takimin e parë me Ajolën, madje edhe kur kanë shkëmbyer puthjen e parë.
Si për t’iu shmangur përgjigjeve, Erioni tha me të qeshur “A lejohen këto pyetje?”, por pastaj nuk i la fëmijët dhe të gjithë kureshtarët pa përgjigje: “Ajolën, si fillim e kam takuar nga disa miq tanët të përbashkët. Disa shokë të mi, por edhe të Ajolës, më kishin thënë që ajo është vajzë e shkëlqyer. Unë thashë ‘kush është kjo vajzë kaq e shkëlqyer?” Pastaj e takova kur udhëtoja për Paris, ajo atëherë ishte studente atje”, – tha Erioni.
Ah, rrëfeu edhe për puthjen e parë: “Puthjen e parë ia dhashë kur e takova për herë të dytë, se herën e parë…” – tha me të qeshur kryetari i bashkisë së Tiranës.
Përgjigjja u pëlqeu fëmijëve, por nuk e lanë mënjanë edhe pyetjen tjetër. Kur do të bëhet baba?
Këtë çifti ia ka lënë kohës, por kryebashkiaku u shpreh se dëshiron shumë një vajzë.“Ndoshta këtë vit që Ajola ka mbaruar doktoraturën jemi gati që të bëjmë një fëmijë. Unë shumë një goc por të shohim”- tha Veliaj.
I pyetur se kujt dëshiron t’i ngjajë, Veliaj u përgjigj: “Ajolës, të jetë e bukur dhe e zgjuar si ajo”.
Diskutime rreth kësaj post