Policia spanjolle në bashkëpunim me DEA-n amerikane kanë goditur një bandë që drejtohej nga shqiptarët duke sekuestruar 1 ton kokainë dhe 1.5 mln euro. Policia ka arrestuar 5 persona, 2 shqiptarë, 2 spanjollë dhe një kolumbian.
Lënda narkotike transportohej nga Kolumbia në drejtim të Spanjës me avionë të vegjël me fluturime çarter. Transporti bëhej i kamufluar sikur ishin një kompani që ofronte transport. Droga ishte e ndarë në 790 pako me kokainë dhe transportohej në valixhe të mëdha të zeza.
Sipas autoritete spanjolle, hetimi filloi nëntorin e kaluar, grupi kriminal e kishte bazën në Shqipëri. Pas hetimeve rezultoi se kokaina në Spanjë futej nga banda shqiptare me fluturime çarter nga Kolumbia.
Agjentët spanjollë zbuluan se krerët e grupit kriminal kishin krijuar një bazë në Spanjë për të shpërndarë drogë më pas në të gjithë Europën. Përveç drogës dhe 1.5 mln eurove cash për pagesën e transportit janë sekuestruar edhe pesë makina luksoze, karta telefonike dhe pajisje të tjerë që përdorte banda shqiptare.
Diskutime rreth kësaj post