Nëse një mëngjes, poshtë shtëpisë tuaj do të gjeni një kioskë të re, si kjo në foto, mos u çudisni. Askush nuk ka marrë përsipër të ndërtojë pa leje.
Eshtë vetë Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj që po rikthen epokën e kioskave në Tiranë, me një valë të re kioskëzimi, pas atyre që nguli rreth një vit më parë rrugëve të kryeqytetit.
Nëse seria e parë e kisokave shiste kryesisht cigare, çokollata, patatina apo produkte të tilla të ambalazhuara, kioskat e reja do të shesin salçiçe dhe qofte. Për t’i bërë të duken më të pranueshme, në kioska shkruhet “Wiener Wurst” (salçiçe vjeneze).
Diskutime rreth kësaj post