Ish-kryetari i PD-së në Kukës Ibsen Elezi i cili spikati me fjalimin e tij sot në Kuvendin Kombëtar të PD-së i ftuar në ‘Fax News’ ka folur rreth Kuvendit Kombëtar të PD-së por edhe deklaratë së tij mjaft të fortë se PD u përpoq të sabotonte protestën në Kukës kundër tarifës.
Ai tha se ishte shokuar nga fjala e deputetit të PD-së Flamur Noka se organizatorët e protestës janë të shitur. Elezi tha se I kishte kërkuar Bashës dy herë të reagonte por Basha e kishte kaluar problemin në heshtje.
“Unë jam shpreh një javë me vonesë, ata që kanë detyrim me reagu nuk reagun dhe më bënë të flas, kryetari i PD-së Kukës duhet të fliste, unë tre ditë para protestës e kam njoftuar kryetarin e PD-së se po punohet kundër protestës. Komunikohej me mesazhe ku thuhej se ne ishim të shitur tek Edi Rama, Unë i kam kërkuar Lulzim Bashës dy herë të reagonte për këtë problem por në të gjitha rastet ai hesht, dhe me Kukësin ka vite që hesht, dhe kjo më shqetëson mua. I kemi kërkuar tre vjet që të ulemi të bisedojmë rreth problematikave por nuk është bërë”, tha Elezi i vili shtoi se urdhrat e Bashës në Kukës nuk zbatohen dhe ajo që e shqetëson është imazhi i kryetarit të PD-së”, tha ai.
Ish-kryetari i PD-së në Kukës gjithashtu deklaroi se LSI nuk ka qenë e përfshirë në protestën e Kukësit pasi nuk ka qenë active.
‘Përfaqsuesit e LSI-së nuk kanë qenë aktiv në Kukës, distancimi ka qenë në heshtje ndaj organizimit të protestës”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post