Një ditë pas aksidentit tragjik, organet e hetuesisë kosovare kanë njoftuar se dy policët e zhdukur mbrëmë, tek vendi i quajtur Kulla me qeshmë, kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare.
Policia thotë se për shkaqe ende të panjohura, makina në të cilën gjendeshin dy policët kishte humbur kontrollin dhe kishte dalë nga rruga duke rënë nga një lartësi në rrjedhën e lumit Lepenc.
Vetura është nxjerrë mbrëmë nga lumi Lepenc. Ndërkohë që klan Kosova ka raportuar se nga vendi i ngjarjes janë nxjerrë edhe gjymtyrë të policëve të aksidentuar.
Tutje që nga orët e mbrëmjes 29 prillit policia e Kosovës bashkë me FSK’në e KFROR’in janë duke i vazhduar hetimet lidhur me gjetjen e trupave të dy policëve.
Nga polica kanë deklaruar se hetimet janë zgjeruar edhe në pjesën maqedonase. Atje autoritet tashmë kanë filluar hetimet
Diskutime rreth kësaj post