Një ndër zërat më kritikë të Partisë Demokratike, Jozefina Topalli ka reaguar pas miratimit të statutit të Partisë Demokratike.
Në një postim në facebook, Topalli thotë se statuti i Lulzim Bashës u rrëzua pasi nuk mori kourumin e nevojshëm.
“Nuk ka kuorum. Rrëzohet Lulzim Basha!
Kuvendi i Statutit të Lulzim Bashës u rrëzua bashkë me Statutin e LB sepse nuk mori kuorumin. Salla e Kongreseve ka rreth 2500 karrige, shumë prej të cilave ishin bosh gjatë gjithë votimit, ndërkohë që Kuvendi sipas Lulzim Bashës ka 7000 delegatë”, shkruan Topalli.
Për ish-kryetaren e Kuvendit “sot u përsërit ajo që ka ndodhur rreth një vit më parë kur u fallsifikua dhe u vodh vota e pjesëmarrja e demokratëve në proçesin antistatuor të zgjedhje së Lulzim Bashës”.
Topalli e mbyll reagimin e saj duke thënë se “tani Lulzim Basha hypi avionit dhe ik në Holandë; Kështu çlirohet dhe PD nga pengmarrja”.
Diskutime rreth kësaj post