Policia e Shtetit ka proceduar penalisht një shtetas i cili tentoi të kalonte ilegalisht jashtë vendit, drejt zonës Schengen.
Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A.Sh. 23-vjeç, nga Tirana. Ky i fundit u ndalua nga Policia Kufitare në portin e Durrësit.
I riu gjeti një mënyrë mjaft origjinale për të dalë nga territori i vendit.
Ai tentoi të largohej drejt Italisë përmes pasaportës së shtetasit me inicialet L.B. me të cilin kishte ngjashmëri të mëdha fizike.
Por, ai u zbulua nga policia e cila referoi materialet në prokurori ndaj 23-vjeçarit.
Diskutime rreth kësaj post