Inter do të përballet me Juventus në sfidën klasike të futbollit italian, një ndeshje e cila njihet ndryshe si Derby d’Italia.
Emrin ia ka vënë gazetari legjendar Gianni Brera në vitin 1967, me dy ekipet që në mënyrë të përsëritur kanë luftuar për Scudetto.
Aktualisht Bardhezinjtë kanë një avantazh me 104 fitore ndaj 71 të Inter në 232 ndeshje zyrtare, dhe më poshtë keni pesë më të mirat.
Juventus 9 – 1 Inter, 10 qershor 1961
Kjo mund të quhet ndeshja që ka nisur rivalitetin e dy skuadrave. Zikaltrit kishin fituar 3-1 në San Siro në dhjetor dhe kanë marrë një fitore 2-0 në tavolinë në Torino për shkak se tifozët hynë në fushë.
Bardhezinjtë apeluan dhe FIGC lajmëroi se ndeshja do të përsëritej. Ndeshja u zhvillua një javë më pas, me presidentin Angelo Moratti që urdhëroi Helenio Herrera të fuste në fushë ekipin e të rinjve si shenjë proteste.
Omar Sivori shënoi 6 gola në fitoren 9-1, më e madhja në historinë e kësaj ndeshjeje.
Një talent e emrin Sandro Mazzola do të debutonte në atë ndeshje, duke kaluar të gjithë karrierën e tij te Zikaltrit. Ai shënoi golin e vetëm të ekipit të tij me penallti.
Juventus 1 – 0 Inter, 29 gusht 1965
Katër vite më vonë dhe Inter i Herrera-s ishte në kulmin e tij, pasi kishte fituar sezonin 1964/65 bashkë me Kupën e Europës. Zikaltrit mund të kishin qenë ekipi i parë që fitonte tripletën, por rivalët e mëdhenj ia mohuan.
Menichelli zhbllokoi rezultatin pas 15 minutave, dhe Inter nuk gjeti një mënyrë për t’u rikthyer në lojë.
Inter duhet të priste vitin 2010 për të fituar tripletën me Jose Mourinho në krye.
Juventus 1 – 0 Inter, 26 prill 1998
Mund të ketë ndodhur 20 vite më parë, por polemikat vazhdojnë edhe sot e kësaj dite. Bardhezinjtë ishin kampionët në fuqi por kishin vetëm një pikë avantazh nga skuadra e Simeone me vetëm katër ndeshje të mbetura. Me 69 minuta të mbetura,
Ronaldo rrëzohet brenda zonës por për arbitrin nuk kishte penallti.
Në të njëjtin aksion Juve fiton penallti me anë të Del Piero-s i cili e humbi si përfundim. Ditët në vazhdim kanë qenë të acaruara për shkak të asaj penalltie të padhënë në favor të Ronaldo-s.
Juventus 1 – 3 Inter, 3 nëntor 2012
Juventus kishte 49 ndeshje pa humbur në kampionat dhe priste Inter-in e Stramaccioni-t në Torino në 2012.
Trajneri i ri zgjodhi një formacion ofensiv me tre sulmues, Cassano, Milito dhe Palacio.
Ishte Vidal ai që shënoi i pari për vendasit por një kthesë falë dopietës së Diego Militos dhe goli i Palacio-s i dhanë fund ecurisë së përsosur të juventinëve.
Inter 2 – 1 Juventus, 18 shtator 2016
Ndeshja e sezonit të kaluar në San Siro mbase nuk ka qenë sfida me më shumë pasoja, por mund të jetë e vlefshme për Spalletti-n mbrëmjen e sotme.
Stepkan Lichtsteiner kaloi Juve-n në avantazh në minutën e 66-të, por ishte Inter i De Boer ai që sundoi ndeshjen më pas.
Icardi barazoi vetëm dy minuta më pas, përpara se perisic të kalonte të tijtë në avantazh. Ever Banega doli me karton të kuq, por Zikaltrit e ruajtën avantazhin deri në fund. Skuadra e De Boer luajti një futboll sulmues duke goditur portën 16 herë.
Diskutime rreth kësaj post