Deputeti shqiptar në Maqedoni Ziadin Sela, ka shpjeguar në gjykatë detaje nga sulmi ndaj tij.
Ai ka rrëfyer se çfarë i kishte ndodhur natën e 27 prillit në Kuvend dhe si tentuan ta vrisnin.
Ky është rrëfimi i plotë i tij:
“Pas seancës plenare shkuam tek press qendra ku kryetari i ri i Kuvendit duhej të japë deklaratë. Në fillim isha tek korridori, në hyrje të sallës së mediave, qëndroja me Syrija Rashidin dhe Vesel Memedin.
U dëgjua një britmë. Thanë se turma po hyn brenda. Në atë moment hymë në press qendër. Derisa mbahej konferenca e Talat Xhaferit kishte disa persona që mbanin derën nga njerëzit. Në një moment u hap dera sepse nuk mund ta mbanin më. Turma hyri. Unë isha në qosh të sallës, në të majtë të foltores. Para meje isha Syrija Rashidi dhe Rexhail Ismaili, djathas e kisha Zoran Zaevin dhe deputetët e tjerë.
Erdhi turma drej neve. Drejt meje. Syrijai dhe Rexhaili tentuan të më mbrojnë. Kishte vazhdimisht kërcënime me jetë. Ju jeni tradhtar. Do ju vrasim na thanë. Kishte edhe kërcënime personale për mua. Sela ske ku të ikësh, do të vrasim. Vazhdimisht hidheshin gjësende të forta. Mbaj mend se një dërrasë më ra në kokë. Edhe nji monitor kompjuteri.
Monitorin ma hodhën mua direkt edhe një shtizë flamuri. Nuk e di saktë kush ma hodhi shtizën.
E kam vërejtur se një femër, vazhdimisht më ka ndjekur më kamerë. Prokuroria sigurisht që ka më shumë detaje. Ishte një me maicë që e mbaj mend ishte me maskë dhe vazhdimisht e drejtonte turmën.
Ata e drejtonin gishtin kah unë. Merreshin vesh me atë gruan. Në një moment na thanë se shërbimet po bëjën korridor që të dalim por ju thash se ska logjikë sepse e shoh se turma është kah une. Meqë deputetët dolën disa, unë isha i hapur për sulme.
S’kisha barrierë para meje që të më mbrojë. Kisha anezi të plotë, nuk mbaj shumë mend kohën e saktë. Turma mu afrua shumë.
Më kapën për koke dhe më godisnin. U largova njëherë nga ai vend, por goditja me monitorin dhe shtizën më hutoi.
Fillova të mos kem më orientim dhe humbisja frymëmarrjen, skishte ajër. Asnjë prej personave që më kanë sulmuar se mbaj mend se ka dashur të më mbrojë.
Po të ishte ashtu do më prisnin me lule dhe duartrokitje. Nuk kishin për qëllim të më mbrojnë. Skishtë ashtu personash.
E mbaj mend se njëri prej sigurimit gjuajti me armë në ajër dhe kjo e zemëroi edhe më tepër turmën. Në atë moment ne të gjithë ishim pre e rrezikut të lartë.
Pasi kam humbur vetëdijen smbaj mend asgjë. Vetëm kur jam zgjuar në dhomën 334 të Kuvendit.
Ai djali me mjekërr ishte i pari që hyri në sulm. Kishte maicë të zezë. Shante dhe kërcënonte.
Ai më ra në sy. Një tjetër ishte me syza në kokë dhe mbante jelek. Ai tjetri ishte me maskë dhe më numrin 6 në fanellën e tij.
Deputeti Vlado Gjorçev tentonte ta pengojë turmën. Ishte mes neve dhe turmës. Momentin e fundit që e mbaj mend, se di se si arrita të largohem nga grupi i tjetër i deputetëve. E mbaj mend se kam rënë në gjunjë dhe më godisnin nga koka dhe trupi.
Se di se si më kanë tërhequr zvarrë sepse kisha filluar të humb vetëdijen. E mbaj mend rënien në gjunjë si momentin e fundit para se ta humb vetëdijen.
Nuk e di saktë si u largova nga turma e deputetëve. Isha i hutuar nga goditjet”, tha deputeti para gjykatës.
Diskutime rreth kësaj post