“Helm” dhe polemika në garën për titullin në Portugali mes Porto dhe Benfica. Kur mbeten edhe tre javë nga fundit “dragonjtë” kanë dy pikë avantazh ndaj “shqiponjave”, por vjen një lajm i bujshëm nga Prokuroria e Përgjithshme e Portugalisë.
Hetuesit kanë hapur një çështje në lidhje me një tentativë të Portos për të korruptuar portierin e Maritimo, Amir Abed Zadeh, kundërshtari i ardhshëm i bardhebluve, shkruan Telesport.
Sipas asaj që bën të ditur gazeta “A Bola”, denoncimi ka ndodhur nga burime anonime, por ekzistojnë provat se Zadeh dhe një ndërmjetës i Porto janë takuar dhe ky i fundit ka ofruar 200 mijë euro për numrin 1 të Maritimo, i cili duhet të favorizonte fitoren e “dragonjve”.
Duke qenë se Zadeh nuk i paska pranuar paratë, atëherë Porto ka nisur presione për të aktivizuar portierin e dytë Charles, me ndikimin e menaxherit Pedro Pinho, i lidhur prej vitesh me Porton.
Krahas Zadeh, flitet se Porto ka tentuar të korruptojë edhe drejtuesit e Maritimo duke i propozuar faljen e 1 milionë eurove, të cila ky klub ia ka borxh badhezinjëve nga blerja e portierit Marega.
Nëse akuzat e prokurorisë vërtetohen nga gjykata, Porto rrezikon një skualifikim shembullor në këtë që mund të jetë skandali më i madh në historinë e kampionatit portugez.
Diskutime rreth kësaj post