Një 30 vjeçar i ka shkruar psikologes së “The Sun” duke i treguar një histori të tradhtisë. Ai ndër të tjera i ka kërkuar ndihmë Deidre për ta zgjidhur këtë situatë të vështirë në të cilën ka futur veten.
“Unë jam treguar njeriu më idiot… Prej 5 vitesh jam i martuar me një grua të bukur, të ëmbël dhe që e duam njëri-tjetrin shumë.
Por një natë kur një shoku im organizoi një festë për ditëlindje, ku veç të tjerëve ishte edhe shoqja e ngushtë e gruas time.
Ajo sapo është ngarë nga i dashuri i saj, ndërsa me në ka pasur gjithmonë një raport të afërt miqësorë. Atë natë pas festës, unë shkova të pi një gotë tek dhoma e ndjenjës së shokut tim sepse nuk po më zinte gjumi. Kur shkova aty ishte dhe ajo duke qarë. E pyeta se çfarë kishte por ajo m’u hodh sipër, filloi të më përqafonte dhe më pas të më prekte.
Kaq më mjaftoi që të humbja mendjen dhe të mëkatoja duke tradhtuar gruan time të dashur.
Të nesërmen në mëngjes nuk fola asnjë fjalë dhe shmangia takimin me shoqen e saj.
Më pas ajo më dërgoi një mesazh duke më thënë se ishte një gabim dhe se nuk do t’i tregonte gruas time.
Por unë ndihem shumë keq dhe në faj për atë që kam bërë dhe dua shumë që t’ia tregoj gruas dhe t’i kërkoj falje, por kam frikë se nuk do ta pranojë…”
Përgjigjja e psikologes:
“Është logjike që ndihesh në faj.
Është e rëndësishme që ta kesh kuptuar gabimin dhe të mos duash më ta përsërisësh. Nëse e mendon kështu, atëherë mos e rreziko lidhjen tënde por thjeshtë mos e tradhto më kurrë bashkëshorten të cilën kaq shumë e do”.
Diskutime rreth kësaj post