Policia e Kukësit ka ndaluar një 75-vjeçar i cili dyshohet si autori i vrasjes së bashkëshortes së tij, ngjarje e ndodhur në datën 4 Prill në fshatin Borje.
Specialistët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit Adem Tale.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim prej afro një muaji, kur pas një konflikti në banesë, vrau bashkëshorten e tij Zejne Tale, 68-vjeçe.
Ngjarja ndodhi në datën 4 Prill, rreth orës 23:16 minuta në fshatin Borje të Kukësit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyësor Kukës, për veprime të mëtejshme.
Diskutime rreth kësaj post