Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur një ditë më parë në Sarandë. Një 47-vjeçar ka bërë denoncimin në polici për një grua.
Arsyeja? Ajo kishte hedhur ujë në oxhakun e picerisë e cila është në pronësi të tij.
47-vjeçari me inicialet A.Q, nga Saranda, ka bërë kallëzim ndaj 49-vjeçares e identifikuar me inicialet V.B, 49-vjeçe, banuese në Sarandë.
Nuk dihen shkaqet që e detyruan gruan të bënte një gjë të tillë.
Me çështjen është duke u marrë Prokuroria pranë Gjykatës së shkallës së Parë Sarandë.
Diskutime rreth kësaj post