Fqinjët e çiftit që u përleshën mbrëmë me grabitësit e armatosur në Kamëz kanë dhënë dëshmitë e tyre se si e njihnin 53-vjeçarin që mbeti i vdekur, Agim Buci.
Fqinjët kanë thënë për Balkanweb se Agimi ishte një njeri model dhe se janë tronditur nga krimi i rëndë. Ata thonë se Agimin e kanë vrarë për 300 mijë lekë te vjetra, pasi aq xhiro ditore bënte tek marketi i vogël.
“Agimi ishte njeri model. Jemi tronditur. E vranë për 300 mijë lekë se aq xhiro ditore bënte dyqani”- shprehen fqinjët.
Ngjarja:
Në marketin “Gerti” në rrugën ‘OSBE’ janë futur 2 persona me bluza sportive me kapuç dhe kapele. Njëri prej tyre ka pasur pistoletë. Nën kërcënimin e armës ata kanë kërkuar paratë, por 52-vjecari ka refuzuar dhe ka tentuar ta bllokoje grabitësin e armatosur duke e kapur në bel.
Në atë moment ai është qëlluar në gjoks me armë. Bashkëshortja e tij, Merita ka tentuar ta mbrojë të shoqin duke sulmuar agresorët me thikë të cilën e kishte në dyqan. Thika u gjet në vendin e ngjarjes dhe u sekuestrua nga policia.
Gruaja është plagosur në këmbën e djathtë me një plumb. Po behet serish këqyrja e vendit të ngjarjes me dritë natyrale për të gjetur gëzhojën tjetër. Skenën e ka parë edhe fëmija 6-vjecar i çiftit i cili ndodhej ne market. Marketi ishte ne oborrin e shtëpisë së çiftit ku jetonte me 4 fëmijët. Marketi ka pasur kamera sigurie të cilat janë sekuestruar nga policia dhe do ndihmojnë për identifikimin e autorëve.
Diskutime rreth kësaj post