Policia e Tiranes vë në dispozicion 500.000 lekë të reja për cilindo që jep informacion të vlefshëm, lidhur me ngjarjen e sotme në Kamzë, ku 52-vjeçari Agim Buci mbeti i vdekur dhe bashkëshortja e tij u plagos.
Policia njofton se: “Një grup i posaçëm hetimor nga Drejtoria e Policisë Tirane nën drejtimin e Specialisteve të Departamentit të Policise Kriminale po punojnë per zbardhjen e ngjarjes.
Janë shoqëruar deri tani 13 persona për tu marre në pyetje në lidhje me ngjarjen.
Vijon puna per fiksimin e cdo prove materiale te vlefshme per zbardhjen e ngjarjes.
Policia e Tiranes ve ne dispozicion 500.000 leke per cilindo qe jep informacion te vlefshem.
Per cdo informacion qe do sherbeje per identifikimin e autoreve te kesaj ngjarje te telefonojne ne numrin 069 41 10 299, duke garantuar anonimatin.”
Diskutime rreth kësaj post