Rreth 8 vjet pas zhdukjes në mënyrë misterioze të Eduart Belegut, bashkëshortja kërkon zyrtarisht shpalljen e tij të vdekur.
Kërkesa është publikuar në Fletoren Zyrtare dhe i është drejtuar Gjykatës së Tiranës.
“Shtetasja Ilirjana Belegu, e datëlindjes 2.7.1969, kërkon pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor. Tiranë, shpalljen të vdekur të shtetasit Eduart Belegu, i datëlindjes 21.2.1963”, thuhet në kërkesë.
Belegu humbi kontaktet me familjen e tij më 28 prill të vitit 2010 dhe që prej atëherë nuk dihet asgjë për të.
Belegu ishte këshilltar i ish-ministrit të Ekonomisë Genc Ruli dhe ish-ministrit tjetër të Ekonomisë, i ndjeri Dritan Prifti.
Para se të zhdukej, Belegu u arrestua nga policia për disa çështje të një biznesi privat.
Hetimet nuk kanë zbuluar asgjë deri më tani rreth zhdukjes së tij.
Diskutime rreth kësaj post