Për kryeministrin maqedonas Zoran Zaev “nuk është fundi i botës, nëse nuk arrihet një marrëveshje me Greqinë” për konfliktin 25 – vjeçar për emrin e Maqedonisë.
Duke folur në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve AFP, Zaev tha se edhe nëse përpjekjet për të arritur një marrëveshje me Athinën dështojnë, qeveria maqedonase do t’a gjejë një mënyrë për të vijuar axhendën europiane të Shkupit. Greqia ka rol vendimtar në anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Europian, shkruan Klan.
Megjithatë, Zaev është i bindur në arritjen e një marrëveshje me Athinën dhe e përsëriti se mosmarrëveshjet janë më pranë se kurrë zgjidhjes përfundimtare.
Më herët kryeministri maqedonas ka deklaruar se negociatat janë në fazat përfundimtare, atë të gjetjes së një emri të përshtatshëm për Maqedoninë, që të pranohet edhe nga Greqia. Mes varianteve më të pranueshme për Shkupin janë ato që përcaktojnë shtrirje gjeografike, si Maqedonia e Epërme.
Ministrat e jashtëm të dy vendeve do të diskutojnë për këtë çështje më 25 Prill në Vjenë. Zgjidhja e kësaj çështjeje i hap rrugën Maqedonisë të marrë ftesën për tu antarësuar në NATO, në samitin e korrikut në Bruksel.
Diskutime rreth kësaj post