Roza Lati ka qenë e ftuar të shtunën në emisionin “Thumb”, ku ka rrëfyer detaje të reja nga jeta e saj profesionale, por edhe personale.
Ajo përherë flet për nënën e saj, aktoren Rita Lati dhe tregon si është jeta mes tyre, por kur u pyet për ditën që do vishet me fustanin e bardhë, ajo u përgjigj menjëherë se nuk do të ndodh kurrë.
Ajo e pranoi se nuk do të bëjë një dasmë dhe ka menduar që ato shpenzime t’i konsumojë në udhëtime. Momenti më emocionues ishte kur ajo tregoi një detaj për babain e saj.
“Pashë një video, ku ishin prindërit duke u emocionuar kur shikonin vajzat e tyre me fustanin e bardhë në altar. Më bëri të ndihem keq sepse më theksoi mungesën e babit. Fëmijëria ime nuk është se ka qenë shumë e bukur. Im atë ka qenë i sëmurë”, u shpreh Roza, e cila më pas ndryshoi menjëherë temën, pasi u emocionua vërtet.
Gjithashtu, Roza foli edhe për disa nga aventurat e saj më të çmendura që ka bërë në të kaluarën. Ajo rrëfeu se kur i ngacmonin të dashurin bënte gjëra të çmendura vërtet.
“Njëherë e kapa të dashurin duke parë disa herë të njëjtën vajzë dhe unë e lashë në mes të autostradës natën vonë, kur po ktheheshim në shtëpi”, duke e treguar këtë me humorin e saj që e karakterizon.
Diskutime rreth kësaj post