Në Shkodër ishin sot një grup deputetësh të PD që ndoqën nga afër seancën në Apel për masat e sigurisë të 11 kuksianëve të arrestuar pas protestës së Kalimashit.
Edmond Spaho i kërkoi kryeministrit të pranojë që këta qytetarë janë të pafajshëm dhe të tërheqë akuzën nëpërmjet policisë.
Por më i ashpër ka qenë deputeti tjetër i PD-së Ervin Salianji i cili foli me gjuhën e ish-ministrit të Brendshëm duke thënë se këta protestues janë bij nënash të pafajshëm, ndërsa disa bij k*** janë në parlament.
Ervin Salianji: Këtu janë 11 bijë nënash të cilët janë në burg padrejtësisht. Ndërkohë ca bij të tjerë pavarësisht parave që kanë bërë bëjnë si të ndershëm në mes të parlamentit. Ata që flasin si bij k***, Saimir Tahiri, Edi Rama. Punë k*** është bërë kjo punë. Ndërsa këta janë në hall të vet, për 13 mijë lekë për të hyrë në shtëpi. Ne do jemi përherë në ndihmë të qytetarëve.
Edmond Spaho: Nuk i drejtohemi drejtësisë. I jemi drejtuar kryeministrit sepse ai pranoi që ka vepruar gabim me taksën e rrugës së Kukësit. Ndërkohë është vërtetuar me prova, me fakte, me filmime, me të gjitha që arrestimi i tyre ka qenë i jashtëligjshëm, në shkelje të kodit të procedurës penale, pa fakte, me një gjyq që tashmë është vërtetuar që ishte farsë. E për rrjedhojë i takonte kryeministrit qëe pranoi se ishte gabim të tërheqë akuzën ndaj tyre nëpërmjet organeve të policisë të cilët kanë kërkuar tek prokuroria arrestimin e tyre. Prandaj i jemi drejtuar kryeministrit, ta tërheqë, të pranojë edhe në këtë rast që këta janë të pafajshëm dhe i ka mbajtur për motive politike brenda. Do të hyjmë në seancë sepse seanca është publike, sa kohë që nuk ka një vendim të gjykatës për ta zhvillaur me dyer të mbyllura. Kemi ardhur të shprehim mbështetjen në përputhje me ligjin ndaj tyre.
Diskutime rreth kësaj post