Një kirurge ka operuar një paciente me kancer në kushte aspak të favorshme, pasi e kishte këmbën në allçi.
Pamjet po bëjnë xhiro në rrjetet sociale, dhe kanë marrë komente emocionuese.
Ndërhyrja ka zgjatur plot pesë orë, por ajo thotë se gjithçka e ka bërë me pasion.Song Xiaojie, nga Kina, është tepër modeste edhe në artikulim teksa ka thënë për mediat se “nuk mund të arrij gjëra të mëdha, por mund t’i bëj me dashuri të madhe të gjitha gjërat e vogla”.
Doktoresha e theu këmbën e djathtë në 4 prill, pasi goditi një copë metali në zyrën e saj, dhe mjekët i kishin thënë se duhet të pushonte.
Ajo ishte e vetëdijshme për sëmundjen e rëndë të pacientes, që ishte prekur nga kanceri në qafën e mitrës, dhe nuk e mendoi dy herë për ta operuar.
“Edhe pse këmba ime ishte e dëmtuar, nuk mund të pushoja sepse pacientja ime nuk mund të priste më gjatë”, tha Song.
Pacientja shpërtheu në lot kur pa gjendjen e kirurges.
Diskutime rreth kësaj post