Një vajzë e re nga Tropoja është dërguar pa shenja jete në spital gjatë ditës së djeshme.
Mësohet se viktima A.S., 29 vjeçe, banuese në lagjen “Dardania”, në qytetin e “Bajram Currit”, është gjetur e pa jetë nga familjarët e saj në banesë të cilët e kanë dërguar më pas me urgjencë në spital.
Fatkeqësisht për të renë ka qenë shumë vonë mbërritja në spital pasi ajo kishte ndërruar jetë kohë më përpara.
Nga veprimet e kryera nga bluzat e bardha rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale, ku dyshohet për ndonjë arrest kardiak.
Lidhur me ngjarjen materialet u kaluan në Prokurori pranë Gjykatës Shkallës Parë Tropojë, për vdekje natyrale.
Diskutime rreth kësaj post