Nuk arrinte më që të lexonte mesazhet në telefonin e saj, kështu që vendosi të bëjë disa vizita. Por mbeti e shokuar kur zbuloi se ishte prekur nga një kancer i paoperueshëm.
Charlotte Taylor, një 19-vjeçare angleze nga Bromsgrove, studente në infermieri, besonte se kishte vetëm rënie shikimi, pa e menduar se mund të kishte tumor në tru dhe për më tepër të paoperueshëm.
Gjithçka nisi pas një vizite okulistike, ku mjeku konstatoi se i kishte nervat optikë të fryrë. Charlotte u detyrua kështu të bëjë vizita më të thelluara, deri kur zbuloi diagnozën e tmerrshme.
Vajza u diagnostikua nga një tumor i gradës së katërt dhe tashmë familja ka nisur një fushatë online për mbledhje fondesh, për të provuar kura alternative në tentativë për ti shpëtuar jetën.
“Duke qenë se tumori është i paoperueshëm, gjithë sa kemi në dorë është kimioterapia dhe radioterapia. Po kërkojmë në të gjitha format një kurë. Kudo qoftë në Gjermani apo në SHBA, do i dërgojmë analizat e saj në të gjithë botën”, tha për mediat, nëna e saj Diane Taylor, shkruan noa.al.
Ajo shtoi se terapitë shkojnë rreth 21 mijë euro në muaj, kështu që familja po bën të pamundurën për t’ia dalë.
Diskutime rreth kësaj post