Saimir Tahiri ka reaguar sërish pas seancës plenare të ditës së sotme ku replikoi me ish-kryeministrin Sali Berisha.
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ish-ministri i Brendshëm shkruan se nuk është dorëzuar dhe se heshtja e tij është respekt për drejësinë.
Tahiri ka sqaruar edhe deklaratën në Parlament ku tha se “nuk ka as bir nënë e as bir kurve” ta ndalë nga rruga për të bërë drejtësi.
“Kur gjyqin moral ta ben djalli…keshtu quhet ajo qe degjoj cdo dite nga goja e kujt ka qeverisur 25 vjet duke vrare e duke vjedhur per pushtet.
Pas thuajse 6 muajsh, shkova ne Parlament.
Kush e ka marre heshtjen time per dorezim, eshte gabuar. Eshte vetem respekt per drejtesine.
Kete rruge do ndjek me durim.
Ndersa me kete historine e mesazheve te koduara qe leshokam une, bjerini shkurt. As me duhet ti coj mesazh njeriu. Dhe po te kem, jam nga ata qe i ben drejteperdrejte.
Me intereson vetem e verteta dhe drejtesia, askush e asgje tjeter.
E nuk do ndalem!” nënvizon Tahiri.
Diskutime rreth kësaj post