Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka hyrë në Kuvendin e Shqipërisë.
Deputeti pritet të flasë sot ku ka protokolluar fjalën e tij.
Ai ka mbërritur në seancë ndërkohë që punimet kishin nisur.
Tahiri ka qenë vetëm, teksa i është drejtuar hyrjes së Kuvendit, ndërkohë mësohet se ai ka kërkuar që të flasë 20 minuta në Kuvend.
Ndërkaq Tahiri nuk ka preferuar që të flasë para gazetarëve të cilët ishin në oborrin para Parlamentit, por vetëm është shprehur “suksese për rekomandimin pozitiv”.
Diskutime rreth kësaj post