Modelja shqiptare Almeda Abazi dhe aktori turk Tolghan Saysman kanë përjetuar mbrëmjen e djeshme momente tensioni, pasi u përfshinë në një aksident.
Por fatmirësisht, siç raportuan edhe mediat turke, nga aksidenti pati vetëm dëme materiale. Por padyshim që ky lajm shqetësoi fansat e çiftit.
Ndaj edhe Almeda vendosi të flasë duke qetësuar fansat e saj. Përmes një fotoje të postuar në Instastory ajo dhe bashkëshorti i saj janë mirë. “Faleminderit për mesazhet. Falë Zotit jemi mirë, qoftë me kaq”, shkruan Almeda në Instragram.
Diskutime rreth kësaj post