Keidi Bare është ndëshkuar me 8 ndeshje pezullim pasi në ndeshjen që Atletico B luajti ndaj Deportivo Fabril ofendoi rëndë arbitrin.
Mesfushori i kombëtares shqiptare u ndëshkua me të verdhë në minutën e 14 dhe nuk e kontrolloi dot veten, duke fyer gjyqtarin. Ky i fundit i dha edhe kartonin e dytë të verdhë, gjë që Bare nuk e kapërdiu dot, duke i thënë më pas këto fjalë arbitrit: “Qenke budalla! Seriozisht qenke budalla! Bir k…, je një bir k…!”
Kur përfundoi pjesa e parë, Keidi Bare e priti gjyqtarin në dhomat e zhveshjes duke i përsëritur këto fyerje disa herë të tjera.
Ndëshkimi me 8 ndeshje (plus 1 ndeshje për kartonët e verdhë) do të bëjë që Bare të mund të shihet në fushë me fanelën e Atletico vetëm në javën e gjashtë të kampionatit të ardhshëm. Gjithashtu, ai nuk mund të grumbullohet nga skuadra e parë e Atletico Madrid si pasojë e pezullimit.
Shqiptari e nisi sezonin si lojtari i të rinjve me më shumë mundësi për të luajtur nën urdhrat e Simeones, pasi shkëlqeu në Audi Cup, ku shënoi ndaj Liverpulit. Në Kupën e Mbretit luajti titullar në ndeshjen ndaj Elche, por në javët e fundit nuk është grumbulluar më me skuadrën e parë.
Diskutime rreth kësaj post