Një djalë i ri në Durrës është vënë nën hetim, për shkak të asaj që bëri për të marrë hak për mbesën e tij.
Gjatë ditës së martë, u referuan materialet në Prokurorinë e Durrësit për 21-vjeçarin A.B.
Ai akuzohet se në fshatin Bizë, në banesën e shtetases M.B., 17 vjeçe, me një pushkë sportive, që e mbante pa leje, ka vrarë qenin e saj, pasi i ka kafshuar mbesën e mitur E.S., 6 vjeçe.
I shokuar teksa ka parë mbesën të gjakosur, ai është futur nxitimthi në shtëpi, ka marrë pushkën dhe ka vrarë qenin.
Por fqinja ka bërë denoncim në polici, duke bërë që ndaj të riut të nisin hetimet.
Diskutime rreth kësaj post