Tashmë s’ka më dyshime, në Rusi do të jetë edh Zlatan Ibrahimoviç. Ka qenë vetë suedezi, ai që ka konfirmuar lajmin.
“Po, do të jem në Rusi. Është e vetmja gjë që mund të them”, ka deklaruar Ibra, tanimë pjesë e Los Angeles Galaxy, duke vënë në dukje se është gati të rikthehet në kombëtare, pas lamtumirës të bërë me stil në Euro 2016: “Një botëror pa mua, s’do të ishte botëror”.
Ditë më parë Ibrahimoviç ka vënë në presion trajnerin Andersson, duke theksuar se do të vendoste vetë ai nëse do të merrte pjesë apo jo në Botërorin që do të luhet në Rusi.
Suedezi ka treguar se është në një superformë sapo është bërë pjesë e Los Angeles dhe dëshiron të marrë pjesë me çdo kusht në Botërorin e fundit të karrierës së tij.
“Nuk jam suedezi tipik, por e ka vendosur Suedinë mbi një hartë…”, ka qenë një prej batutave të bëra nga sulmuesi.
Diskutime rreth kësaj post