Një aktore që sfidon vitet që ka në kurriz ka mahnitur rrjetet sociale pasi njerëzit mendojnë se ajo dhe e bija duken si motra.
Yan Ni, nga Kina dhe vajza e saj Zou Yuanqing si rrallë herë kanë dalë së bashku në Pekin këtë javë. Ylli i filmave mund të mashtrojë njerëzit duke i thënë se është në të 20-at, por në të vërtetë nuk është.
Edhe pse shumë nuk e besojnë, ajo është 47 vjeçe, ndërsa e bija 20 vjeçe. Kur ishin në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Pekin, njerëzit e kishin të vështirë të bënin dallimin.
Ato kishin shkuar për të promovuar filmin ku janë të dyja pjesëmarrëse “Unë jam nëna jote.”
Diskutime rreth kësaj post