Një grabitje me thikë ndodhi pak minuta më parë në Tiranë.
Raportohet se një person ka qëlluar me thikë një punonjëse të Postës nr.7, në Laprakë, dhe ka marrë një shumë parash, e cila akoma nuk është bërë e ditur.
Ende nuk janë bërë të ditura detaje për gjendjen shëndetësore të punonjëses së plagosur.
Autori, i cili kishte një kapele në kokë, ka arritur të largohet. Policia është në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Diskutime rreth kësaj post