Deklarata e Armina Mevlanit se vjehrri i saj Sali Berisha meriton t’i lahen këmbët me flori, ka shkaktuar mjaft revoltë në rrjetet sociale ku dhjetra qytetarë kanë shprehur zemëratën e tyre.
Të ndjerë të provokuar nga fjalët e saj, komentuesit kanë shprehur indinjatën e tyre ku i kujtojnë patneres së Shkëlzen Berishës të gjitha dramat që i janë shkaktuar vendit prej familjes së re që ajo ka.
Ndërkohë, disa shkojnë më tutje ku i kujtojnë gjakun e viktimave që kanë rënë si pasojë e papërgjegjshmërisë së qeverisjeve “Berisha”.
“Nuk ka nevojë t’ja lash me flori se i ka të lara me gjakun e viktimave të 1997 që e nxiti ai, me gjakun e viktimave të Gërdecit që i vrau ai, me gjakun e 21 janarit që i ekzekutoi ai”, i shkruan një komentues Arminës duke i kërkuar që të mos flasë me krenari në këtë pikë pasi lëndon plagët e shqiptarëve.
Mevlani njihet për jetën e saj luksoze që pas lidhjes së saj me djalin e ish-kryeministrit ku herë pas here e pasqyron atë në rrjetet sociale.
Diskutime rreth kësaj post