Një atentat me armë zjarri ndodhi në Vlorë pasditen e së shtunës.
Fatmirësisht në këtë ngjarje nuk pati viktima por një person u plagos në këmbë, pa rrezik për jetën.
Sipas policisë, i plagosur ka mbetur shtetasi Arif Gerbi 53-vjeç.
Ai u qëllua me armë nga një person ende i paidentifikuar nga policia.
Uniformat blu kanë nisur veprimet hetimore për zbulimin dhe prangosjen e autorit të krimit.
Ende nuk dihet nëse i plagosuri e ka njohur personin që e ka sulmuar me armë. Dëshmia e tij pritet të hedhë më shumë dritë mbi ngjarjen.
Diskutime rreth kësaj post