“Shteti është shumë më i fortë se çdo lloj krimineli, policia do ua nxije jetën kriminelëve“, kështu deklaroi ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, gjatë ‘Forumit Qytetar për Sigurinë Publike’ në Elbasan, shkruan javanews
Ministri Brendshëm theksoi se, falë operacionit “Forca e Ligjit’ deri më tani janë goditur 7 grupe kriminale me rreth 100 të arrestuar
“Kemi skeduar të gjitha grupet kriminale që operojnë në Shqipëri dhe jashtë vendit. Kemi goditur goditur 7 grupe kriminale me rreth 100 të arrestuar, drejtues apo anëtarë të këtyrë grupeve kriminale. bashkëpunimi me prokurorinë ka qenë i frytshëm. Kemi sekuestruar edhe asetet kriminale. Edhe në Elbasan kemi dy-tre grupe kriminale. Shteti është shumë më i fortë se çdo lloj krimineli, policia do ua nxije jetën kriminelëve“, deklaroi Xhafaj
Xhafaj theksoi se policia është futur në një marrëdhënie të rë me qytetarët dhe komunitetin.
“Policia është futur në një fazë të re marrëdhënie me qytetarët dhe komunitetin. Ka një marrëdënie të re mes policisë dhe komunitetit, për të sigurarur me shumë rend dhe siguri. Policia është e angazhuar në disa sfida të rëndësishme, si lufta kundër krimit të organizuar dhe parandalimi i terrorizmit. Lufta kundër krimit të organizuar është prioritet i qeverisë“, deklaroi Xhafaj.
Diskutime rreth kësaj post