Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj bëri me dije se janë larguar nga puna 46 punonjës dhe janë dhënë 45 masa disiplinore për zyrtarët hipotekave e ALUIZNI-t, pas denoncimit në portalin shqiperiaqeduam.al.
Në një deklaratë për media ministrja tha se këtë perona të shkarkuar nga detyra janë kryesisht punonjës të Hipotekave, të cilët nuk kanë kryer detyrën e tyre, apo kanë abuzuar me të
Më tej Gjonaj ftoi edhe njëherë qytetarët që të denoncojnë çdo rast parregullsie që ata hasin në zyrat e shtetit.
“Ankesat e qytetarë janë zgjidhur brenda 10 ditëve. Por jemi të vetëdijshëm se ka ende punonjës që duhet t’i identifikojmë dhe t’i largojmë se bashku.
Çdo kërkesë që ka lindur nga mos përgjegjshmëria e punonjësve të administratës, ka ndihmuar në largimin e tyre.
Është kryer një analizë në këto muaj, që ka identifikuar punonjësit që kanë penguar zgjidhjen e kërkesave të qytetarëve.
Janë shkarkuar nga detyra 46 punonjës nga institucionet shtetërore, pjesa më e madhe e tyre në Hipoteka.
Është urdhëruar paralajmërimi për shkarkimin nga detyra për 18 punonjës të tjerë”- tha Gjonaj.
Diskutime rreth kësaj post