Një avokat i mirënjohur amerikan ka vdekur, pasi ka djegur veten në një park në Nju Jork në shenjë proteste kundër ndryshimeve klimatike, shkruan BBC.
Trupi i David Buckel, 60 -vjeçar është gjetur në një park në Brukllin.
Përmes një letre pasi ka kryer vetëvrasje ai ka thënë se ka djegur veten duke përdorur karburante për të simbolizuar siç ka thënë dëmin që po i bëjnë njerëzit, botës.
Ai ka thënë se shumë persona marrin ajër të keq dhe disa prej tyre përballen me vdekje të hershme.
Buckel është njohur për punën e tij në të drejtat e komunitetit LGBT, ndërsa më vonë është angazhuar në shumë grupe për mbrojtjen e ambientit. “Vdekja ime e hershme me karburante reflekton atë që po i bëjmë vetes”, ka shkruar ai.
Diskutime rreth kësaj post