Prokurorët e Krimeve të Rënda do të hetojnë ish-shefin e tyre, ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.
Dosja hetimore e tij është transferuar tashmë në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ndërkohë sipas shqiptarja.com pritet që ish-kolegët e tij të nxjerrin në ditët në vijim, urdhër-arresti për ish-kryeprokurorin Llalla.
Arsyeja e transferimit të dosjes nga prokuroria e Durrësit te ajo e Krimeve të Rënda lidhet me një vendim të Gjykatës së Lartë, e cila udhëzon prokuroritë e rretheve që çështjet penale të regjistruara për zyrtarë të lartë nga 1 gushti 2017, duhet t’i kalojnë
Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pasi kjo e fundit ka kompetencat ligjore për të hetuar këtë kategori.
Llalla po hetohet për 4 vepra penale që janë:
a) ‘Refuzim për deklarim të pasurisë, mosdeklarim të pasurisë dhe deklarim të rremë të pasurisë’
b) ‘Mosdeklarim i të të hollave ne kufi’
c) ‘Pastrim të produkteve të veprës penale’
D) ‘Shpërdorim detyrë’ të parashikuar nga nenet 257/a, 179/a, 287
dhe 248 të Kodit Penal
Diskutime rreth kësaj post