Kreu i shtetit Ilir Meta është i pari zyrtar i Shqipërisë që reagon për sulmet amerikane në Siri, duke renditur vendin përkrah aleatëve perëndimorë.
“Mbështesim ndërhyrjen ushtarake të SHBA, Francës e Britanisë ndaj arsenalit kimik të regjimit kriminal të Asadit.
Jemi në krah të aleatëve tanë dhe mbështesim vendosmërinë e Presidentit Trump në mbrojtje të jetëve të njerëzve, të të drejtave të njeriut dhe të çdo veprimi i cili jo vetëm ndëshkon akte barbare por krijon më shume siguri dhe stabilitet në mbarë botën”, thotë presidenti Meta.
Diskutime rreth kësaj post