Agim Boriçi, i njohur si “i tmerrshmi” i Fierit i shpëtoi dy ditë më parë një atentati me kallashnikov teksa ndodhej në lokalin në pronësi të tij.
Nga të shtënat nuk pati asnjë të plagosur ndërkohë autorët, u larguan me shpejtësi dhe mjetin e përdorur për atentatin e braktisën në rrugën e Semanit ku i vunë zjarrin. Brenda saj policia gjeti një kallashnikov.
Ndërkohë, pas ngjarjes Agim Boriçi ka deklaruar para hetuesve se ai nuk ka problem me askënd dhe nuk ruhet. Ai ka thënë se bën një jetë të rregullt dhe se atentatorët me shumë gjasa e kanë ngatërruar.
“Jam babai i tre fëmijëve dhe bëj një jetë normale. Dua që drejtësia të nxjerrë në dritë të vërtetën. S’pati shkëmbim zjarri, vetëm të shtëna në drejtim të lokalit. Nuk kam konflikt me asnjë. Nuk ruhem nga asnjë, mendoj se më kanë ngatërruar. Nuk jam në kërkim, nuk kam probleme me drejtësinë”, mësohet të ketë deklaruar ai para grupit hetimor në Fier.
Gjithsesi hetuesit nuk i bind shumë kjo deklaratë pasi Boriçi është dënuar për 3 vrasje në të shkuarën dhe njihet për lidhjet me bandën e Lushnjes.
Boriçi i shpëtoi mrekullisht breshërisë së plumbave pasi nipi i tij që punon si kamerier në lokal pa të afrohej makina me personat e armatosur. Ai bërtiti “largohuni se do na qëllojnë”. Në ato momente Boriçi dhe personat që e shoqëronin hynë me shpejëtsi brenda lokalit.
Diskutime rreth kësaj post