Policia e Shtetit ka arrestuar në kushtet e flagrancës këngëtarin Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit “Stresi”. Policia bën me dije se gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal bastesh sportive në Tiranë janë arrestuar në kushtet e flagrancës 2 shtetas dhe 3 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë për posedim lëndësh narkotike.
Nga ana e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë e Policisë Tiranë në bashkëpunim me shërbimet e forcës së posaçme “Shqiponja”, u bë arrestimi në kushtet e flagrancës i shtetasve Arkimed Lushaj (Stresi), 30 vjeç, banues në Tiranë dhe Kujtim Pershpalaj, 34 vjeç, banues në Tiranë.
Ndërkohë u proceduan në gjëndje të lirë shtetasit me inicialet A.V., 30 vjeç, banues në Tiranë, J. B., 28 vjeç , banues në Njesinë Administrative Laç dhe L.P., 31 vjeç, banues në Tiranë.
Procedimi ndaj tyre është kryer pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e shërbimeve të forcës së posaçme “Shqiponja”, në një lokal bastesh sportive në rrugën “Ali Pashë Gucia” janë kapur në kushtet e flagrancës duke konsumuar lëndë narkotike brenda në lokal.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një qese amballazhi brenda të cilës kishte një sasi pluhuri me ngjyrë të bardhë e dyshuar e llojit kokainë, një pjatë porcelani ku sipër saj kishte një sasi pluhuri me ngjyrë bardhë dhe dy karta karburanti.
Diskutime rreth kësaj post