Ish-Kryeministri Sali Berisha tha mbrëmjen e së enjtes në ABC News se Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin i ka kërkuar ish-Kryeprokurorit Adriatik Llalla arrestimin e tij.
Ndërsa lidhur me deklaratat e Llallës se Ambasadori amerikan Donald Lu i ka kërkuar arrestimin e Presidentit Ilir Meta, Berisha tha se nuk mund ta thotë, por që Vlahutin i ka kërkuar Llalës arrestimin e tij, e beson.
‘Unë kam pasur historinë time, Ambasadorja Vlahutin i ka kerkuar zotit Llalla arrestimin tim. Unë e besoj plotësisht kete sepse zoti Llalla i ka thënë Nishanit se zonja ka ardhur në zyrë dhe ka kërkuar arrestimin e Berishës. Unë këtë e kisha marrë vesh nga ambasadorë të huaj por as që e kisha vlerësuar. Une e besoj 100% se cfarë ndodh, se kur ke fiksime dhe komplekse nuk di të ndalesh.
Një ditë para disa muajsh u thotë ambasadoreve të BE mos hajdeni në emision me telefona se 4 kate më poshtë është Berisha dhe na regjistron. Që një ambasadore të arrijë deri këtu ose është e sëmurë dhe ka obsesione….sëmuret cdo njeri, që ti thotë mendja asaj që Berisha mund të na përgjojë, mund të ketë një berishofobi 10 herë më të madhe se Rama, ose bën provokavcion sa ka patur persona qe kane qeshur me te.
Kur mora vesh të dytën them që kjo që unë e kam quajtur guvernatore është e aftë të bëj cdo përpjekje por s’mund ta transpozoj ne rastin e ambasadoirit Lu se këtu e vërteta..Nuk e di”.
Ish-Kryeministri tha se ka kërkuar që të bëhet transparenca e blerjes së një vile në Mullet nga Vlahutin me 4700 euro për metër katrorë.
“Zonja do të hetohet dhe BE, e vendet anëtare, kanë të gjithë mekanizmat për të rivendosur integritetin”, tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post