Byroja e Kuvendit ka vendosur që të përjashtojë për 10 ditë nga punimet 6 deputetët e opozitës dhe ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati për dhunën sot në seancën plenare.
Pas diskutimeve në mbledhje, vendimi u mor vetëm me praninë e deputetëve të shumicës, pasi opozita u largua.
Deputetët e opozitës që u përjashtuan për 10 ditë janë Edi Paloka, Flamur Noka, Klevis Balliu dhe Ervin Salianji nga Partia Demokratike dhe Endrit Braimllari e Kejdi Mehmetaj nga LSI.
Deputetët e opozitës hodhën miell, vezë dhe letra në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe ministrave në seancën e sotme.
Gjithashtu deputetët e LSI mbanin pankarta ofenduese ndaj Ramës. Ndërkohë që ministri Bushati u përjashtua, pasi pas sulmit të opozitës reagoi duke hedhur ujë në drejtim të deputetëve demokratë dhe të LSI.
Edhe pse kërkoi falje, kryetari i Kuvendit Ruçi kërkoi përjashtimin e tij nga punimet e Kuvendit për 10 ditë dhe kërkesa u miratua në Byro pasditen e sotme.
Debatet ne Byro
Paloka-Hysenit: Kam bërë burg për politikë, po kurrë për vjedhje pronash
Flamur Noka: Solla miell nga kuksianët e mia, sepse ata aq mundësi kishin, mbase Rama do miell tjetër
Ervin Salianji: Keni prova ose fakte që vërtetojnë demin tim? Kemi dëgjuar që vetëm mielli e sjell në vete, e futëm në kuvend. I kam futur tek e tek.
Endrit Braimllari: Kryeministri ofendoi rëndë shqiptarët. Frazat e Ramës juve ju duken poezi por ato janë ofendimet më të rënda që i bëhen popullit.
Shqiptarët janë provokuar nga Edi Rama duke i krahasuar me organ gjenital. Ky kryeministër e ka humbur te drejtën legjitime për të drejtuar tani cdo gjë i mbetet në dorë popullit.
Ministri i Jashtëm është sjellë si një ordiner. Provokoi rendë opozitë duke i hedhur ujë.
Diskutime rreth kësaj post