Sezoni turistik është në prag dhe gjendja e rrugës që lidh bregdetin e bukur të Spillesë me rrugën kombëtare Plepa-Rrogozhinë tejet e amortizuar.
Përgjatë të gjithë aksit rrugor prej afro 14 kilometrash, toka ka pësuar shembje. Bashkë me asfaltin nga rruga janë shkëputur edhe barrierat anësore mbrojtëse.
Banorët e fshatrave të Kavajës e Rrogozhinës, përmes të cilave kalon rruga e Spillesë ndjehen të pasigurtë.
“Çdo ditë degradohet e prishte dhe asnjë nuk interesohet, as bashkia, as shteti, askush! Do Zoti vënë dorën meqë keni ardhur ju. Jemi ankuar, po asnjë nuk vë dorë. Gjendja është shumë e rënduar”, thonë banorët.
Rrëshqitja e fundit, sipas banorëve ka ndodhur muajin e kaluar. Të tjerat janë më të hershme. Por askush nuk ka ndërhyrë për riparimin e mirëmbajtjen e rrugës.
Përveç banorëve të 15 fshatrave, të rrezikuar nga gjendja e rrugës, që sa vjen e degradon më shumë, ndjehen edhe pushuesit e shumtë, që kanë nisur të frekuentojnë plazhet e kësaj zone.
Diskutime rreth kësaj post