Pas një mungese të gjatë në seancat Parlamentare deputeti Saimir Tahiri do të rikthehet sot.
Ish ministri i Brendshëm do të jetë i pranishëm sot në Kuvend madje ka kërkuar dhe që të marrë fjalën.
Nga burime brenda Parlamentit mësohet se Saimir Tahiri do të mbajë një diskutim të gjatë prej rreth 20 minutash.
Tahiri do të flasë si deputet i pavarur.
Rendi i dites ne Kuvend
Raporti i veprimtarisë vjetore të Entit Rregullator të Ujit për vitin 2017
Raporti i veprimtarisë vjetore të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2017
Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për vërtetimin e periudhave të sigurimit për realizimin e së drejtës për pension”
Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Republikës së Italisë dhe Komisionit Evropian, për programin Interreg V-B Adriatiko-Jonian (ADRION) 2014-2020”” (TemA)
Diskutime rreth kësaj post