Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Në një prononcim për News24 dhe “BalkanWeb” dhënë gazetares Marsela Karapanço, ambasadori Lu thotë se Llalla është i korruptuar dhe se rrezikon të shkojë në burg.
Ai thotë se akuza se i ka kërkuar ish-kryeprokurorit të arrestojë Ilir Metën është gënjeshtër absurde pa kurrfarë baze.
“Ish-Prokurori i Përgjithshëm Llalla është një zyrtar publik i korruptuar dhe diskredituar, i cili është nën hetim aktiv për pastrim parash dhe pasuri masive të pashpjeguara. Nuk është për t’u habitur që vazhdon të flasë kundër reformës në drejtësi sepse tani rrezikon të shkojë në burg për korrupsionin e tij.
Ai ka pretenduar se brenda katër muajsh nga mbërritja ime në Tiranë, unë i paskam thënë të arrestojë ish-Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta. Kjo është një gënjeshtër absurde nga Z. Llalla, pa kurrfarë baze në fakte. Gënjeshtra e tij fyese është një ofendim për Presidentin Meta dhe popullin shqiptar”, shprehet Lu.
Diskutime rreth kësaj post