Ministri Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj ka zhvilluar një takim me banorët dhe bizneset e vogla në Kukës për t’i informuar për përfshirjen në skemën e TVSH ndaj bizneseve të vogla si dhe për tarifën në Rrugën e Kombit.
Ky është takimi i parë i qeverisë me banorët pas protestës që zhvilluan banorët e kësaj zonë kundër taksës në Rrugën e Kombit. Ministri i Financave dhe Ekonomisë, tha se po diskutohet një paketë lehtësuese për banorët e zonës që do të frekuentojnë këtë rrugë.
Ahmetaj tha se nuk ka TVSH, nuk është taksë e re, por detyrim për deklarimin dhe se ky deklarim nuk ka ngarkesë të shtuar për bizneset.
Ahmetaj u shpreh se “për TVSH-në do te ketë një informim intensiv per perfshirjen ne skemen e deklarimit, do komunikohet me cdo biznes ne te gjithe Shqiperine.”
Nga ana tjetër ministri theksoi ajo që deri sot është trajtuar si taksë nga politika, në fakt nuk është e vërtetë. Ai deklaroi se kjo nuk eshte takse e re, eshte vetem detyrim per deklarim.
Më tej Ahmetaj saktësoi se “Deklarimi i tvsh, nuk ka ngarkese te shtuar fiskale per bizneset Ahmetaj: deklarata do jete e thjeshtuar, asistence nga tatimet per deklarimin. Biznesi vogel ne tvsh, nuk do kete rritje cmimesh per konsumatoret “.
Sa i përket tarifës së Rrugës së Kombit ai u shpreh se qeveria po negocion për per nje pakete te lehtesuar per banoret e Kukesit.
Diskutime rreth kësaj post